Policia: Greva pa leje. Të lirohet bulevardi
Nderkohe kjo proteste e Partise Socislite po zhvillohet pa leje zyrtare nga policia. E megjithate perfaqesuesit e forcave te rendit bene te ditur se nuk do te nderhyjne per te shperndare grevistet. Policia e Tiranës ka vendosur që të mos ndërhyjë për të shpërndarë grevistët e Partisë Socialiste, të strehuar në çadrat e improvizuara përballë godinës së kyeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Asnjë kërkesë e re nuk është bërë nga ana e socialistëve për këtë protestë të tyre që sot ka shënuar ditën e saj të tretë. Megjithatë drejtues të lartë të uniformave blu të kryeqytetit pohojnë se nuk do të provokojnë asnjë konfrontim me opozitën e ngujuar në grevë urie.
Një vendim i tillë pritet të mbetet në fuqi deri në momentin e një acarimi të opozitarëve grevistë apo mbështetësve të tyre, që do të përbënte kërcënim për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë.
Ndonëse në gjendje të paligjshme, ky tubim i socialistëve konsiderohet si “i paprekshëm” për momentin nga ana e uniformave blu, të cilat kanë marrë urdhër që të mos konfrontohen me simpatizantë e mbështetës të opozitës në bulevard.
Policia e Tiranes u kërkoi mbrëmë organizatorëve të grevës së urisë të largoheshin në mënyrë qe te levizin lirisht mjetet e transportit.
Në një njoftim për shtyp të policisë së Tiranes thuhej se leja ka qene vetem per protesten e dates 30 prill. Policia bëri të ditur se përmes një tjetër shkrese i ka kujtuar subjektit Partia Socialiste se për vazhdimin e tubimeve është e nevojshme që të dërgojnë njoftim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, për çdo ditë tubimi, pasi nuk parashikohen tubime që zgjasin më shumë se një ditë. < I mëparshmi