E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama viziton grevistët. Qeverisja e sotme, një diktaturë

Pranë grevistëve të urisë kryetari i socialistëve, Edi Rama, deklaroi sot në mesditë se kjo është një betejë për aspiratat e vendit dhe që do çojë në transparencën e plotë. Ai e ka cilësuar si diktaturë qeverisjen e sotme që sipas tij e merr votën edhe atëherë kur qytetarët nuk ia japin.

• Opozita, dita e tretë e grevës

“Nga njëra anë kemi kutitë, nga ana tjetër është e rëndësishme të theksohet se e keqja që ka hyrë në cdo shtëpi që po prek xhepin e cdo shqiptari që po rrënon buxhetin e shtetit tonë, që po rrënon mirqënien e cdo familje, i ka rrënjët pikërisht tek kutitë e mbyllura, dhe tek imponimi i një zgjedhje të detyruar. Një qeveri që e merr votën kur qytetarët nuk e japin, është diktaturë” tha Rama.

Kryesocialisti Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi që kjo grevë të degradojë si shumë të tjera më parë.

“Une i kam takuar me radhë të gjithë grevistët që janë futur në kete kamp të rezistencës paqësore dhe vendosmëria është e plotë, energjia është e mjaftueshme për të thënë me plot gojën se këtu është shkalla më e lartë e përfaqësimit e atyre njerëzve që besojne tek ne” tha Rama.

Rama ka përshëndetur edhe futjen në grevën e urisë të një qytetareje që kishte probleme me çështjen e pronave. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›