E Diel, 1 Nëntor 2026

Droga, monitorim zonave të errëta

Monitorim ajror dhe patrullim nga terreni ne te gjitha zonat e errëta ku kultivohet bime narkotike kanabis sativa. Burime zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, bejne te ditur per ALSAT, se patrullat e policise ne terren, po monitorojne zonat ne Lazarat, Shkoder dhe Kruje, per parandalimine kultivimit te kanabisit.

Mbi 3.8 ton kanabis sativa jane sekuestruar nga policia ne te gjithe territoin e vendit, qe prej fillimit te vitit. Gjithashtu ne 3 muaj, policia ne operacione te mire organizuara ka sekuestruar edhe 6 kg heroine dhe rreth 200 gr kokaine.

Kane perfunduar ne pranga 202 persona, prej te cileve 71 si pjese e 18 organizatave kriminale.

E gjithe sasia e lendes narkotike eshte sekuestruar nga policia, pas informacioneve te siguruara ne rruge operative, pa mundur te perfundoje ne destinacion, jashte kufinjve te vendit.

Denada Shkodrani

Azhornuar së fundi ( e diel , 02 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›