E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin


Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku një 35-vjeçar vrau babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-partneren.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti, bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe organizuan ndjekjen e autorit, ndërsa për shkak të rrezikshmërisë së lartë u kërkua edhe ndërhyrja e forcave speciale RENEA.

Sipas Policisë, pas lokalizimit të autorit nisën negociatat, pasi ai kërcënonte se do të vriste veten dhe ish-të dashurën, të cilën e mbante peng në automjet.

Falë ndërhyrjes së efektivëve, fillimisht u bë i mundur lirimi i 35-vjeçares, e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, negociatat me autorin vijojnë me synim dorëzimin e tij pa shkaktuar pasoja të tjera. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›