E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Në tubimin e PS, 6 mijë të pranishëm

Nga tubimi i sotëm i PS NOA/LSA

Tiranë, 28 Janar 2011 NOA Në tubimin e sotëm homazh të opozitës, sipas policisë shqiptare merrnin pjesë jo më shumë se gjashtë mijë njeërëz.

Ndonëse pamjet e drejtpërdrejta televizive dhe ato në terren flisnin për më tepër pjesëmarrje, policia përmes një deklarate zyrtare ka zgjedhur të vlerësojë se në tubimin-homazh kanë marrë pjesë rreth 6 000 qytetarë që për më tepër, Policia thotë se ishin të ardhur edhe nga rrethet e tjera të vendit.

Deklarata nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, erdhi si informim zyrtar mbi grumbullimin e sotëm të opozitës:

Sot më datë 28 janar 2011, nga ora 13.30 deri në orën 16.15 Subjekti Partia Socialiste, Dega Tiranë zhvilloi një tubim-homazh me rreth 6 000 qytetarë të ardhur edhe nga rrethet e tjera të vendit, duke lëvizur nga vend grumbullimet, përgjatë  Bulevardit Dëshmorët e Kombit Tiranë.

Në daljen zyrtare, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë pohoi se para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit nga Policia e Tiranës nuk është evidentuar asnjë ngjarje, ndërkohë që tubimi është zhvilluar qetësisht.

e.r/NOA

Get the Flash Player to see the wordTube Media Player. var WT1_1 = { params : { wmode : "opaque", allowscriptaccess : "always", allownetworking : "all"}, flashvars : { file : "http%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3DqfKi6NjUFG8", volume : "80", bufferlength : "8", quality : "false", 'logo.file' : "http%3A%2F%2Fnoa2.noa.al%2Fwp-content%2Fuploads%2Fvideos%2Fnoa-logo-jw.png", image : "http%3A%2F%2Fi.ytimg.com%2Fvi%2FqfKi6NjUFG8%2F0.jpg", title : "Tubimi%20homazh%20i%20PS%2C%2028%20Janar%202011%20-%202", linktarget : "_self"}, attr : { id : "WT1", name : "WT1"}, start : function() { swfobject.embedSWF("http://noa.noa.netdna-cdn.com/wp-content/uploads/videos-1/player.swf", "WT1_1", "620", "440", "9.0.0", false, this.flashvars, this.params , this.attr ); } } WT1_1.start(); Tags: policia, Tiranë, tubim

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›