Hashash, heroinë dhe cigare kontrabandë, pranga mbajtësve
28/01/2011 Operacionet nga policia e Tiranës
TIRANË- Antidroga në kryeqytet sekuestroi dje një sasi të konsiderueshme hashashi dhe heroine, në sy operacione të ndara. Nga ana tjetër Antikrimi Ekonomik bllokoi disa koli cigaresh kontrabandë. Burimet zyrtare të policisë thanë se dje rreth orës 09.00 u bë i mundur arrestimi i dy 23-vjeçarëve, Ledio Tufa dhe Urim Lita, të dy banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën e Elbasanit janë ndaluar nga Patrulla e Përgjithshme ku gjatë kontrollit personal u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre qese të mbyllura me djegie, ku brenda tyre kishte pluhur ngjyrë bezhë, me një sasi prej 0.9 gram, me gjithë ambalazh, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 7 telefona celularë të markave të ndryshme dhe 37 500 lekë. Po nga këta specialistë u arrestuan në flagrancë shtetasit Roland Hoxha, 42 vjeç dhe Xhulio Xhaferri, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është ndaluar, mjeti “Volvo” taksi, me targë TR 163 C, me drejtues Hoxhën. Gjatë kontrollit të mjetit, poshtë sediljes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një qese me 526 gramë bimë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sattiva. Pas kontrollit në banesën e shtetasit Xhulio Xhaferri, ju gjet e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një qese farmacie me një sasi prej 8.4 gram bimë e dyshuar Canabis Sattiva. Specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në kuadër të operacionit të koduar “Cigaret Vip”, arrestuan në flagrancë shtetasin Skënder Xhani, 53 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap tek Tregu Ushqimor duke transportuar 20 koli me cigare kontrabandë të llojeve Marlboro, Philip Morris, Slims, etj, duke mos qenë të pajisura me pullë fiskale.