Hua me 4000 për qind edhe shqiptari i përzier
28/01/2011 Operacioni në Firence
FIRENCE- Një shqiptar ishte përzier në kredi që shkonte deri në 4000 për qind, teksa rumunët ishin bashkëpunëtorët e tij. Arrestimet e dy huadhënësve janë kryer nga bërthama e Policisë Tatimore në Firence me urdhër të gjyqtarit për seancat paraprake Barillaro Michele. Të dy huazonin para, të cilat më pas do të ktheheshin brenda disa ditësh, teksa huamarrësit ishin artizanët ose tregtarët, shoferët, pronarët që ushqenin bizneset, menaxherët e dyqaneve të vogla dhe ndërtuesit e firmave në vështirësi për shkak të krizës ekonomike. Huadhënësit më pas u kërkonin atyre normat e larta të interesit. Për shembull, për një kredi prej 1,000 eurosh është kërkuar shlyerja e interesit për 250 euro pas një jave, duke arritur në një normë vjetore prej 1.285%. Sipas raporteve nga Guardia di Finanza, kujdestari, para mbajtësi i regjistruar i një kompanie fiktive për restaurimin dhe ndërtimin, së bashku me një shqiptar, huazonin shuma të vogla të parave. Të tilla raste janë vërejtur në Toscana dhe Italinë veriore (Pavia, Trieste, Padova, Verona, Vicenza, Brescia, Bologna dhe Como).