Policia Nuk ka shtim te barrikadave

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, deklaroi të hënën se gjendja në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e njëjtë.
Sipas Hotit deri më tani nuk ka ndonjë veprim nga forcat e KFOR-it për largimin e barrikadave. Ndërkaq, sa i përket shtimit të barrikadave të reja, ato vazhdojnë të jenë të njëjtat.
Hoti sqaroi se automjetet që janë prezente në këtë barrikadë, serbët e veriut i kanë lidh njëra me tjetrën, për ta bërë më vështirë të largohet nga ana e forcave paqëruajtëse të NATO-s.
KFOR-i nuk arriti të heqë barrikadat
Nderkohe ne oret e para te mengjesit te se shtunes, pjesëtarët e KFOR-it zviceran dhe maroken u perpoqen qe te hiqnin barrikadën në afërsi të Rudares, por pas 30 minutash janë kthyer sërish në bazë.
Po ashtu, nga ana e pikës kufitare Bërnjak, përkatësisht në fshatin Jegenicë, ushtarë hungarezë dhe gjermanë të KFOR-it nisen punën për heqjen e barrikadës në këtë fshat, por janë tërhequr pas grumbullimit të qytetarëve serbë.
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Dreës u ka tërhequr vërejtje serbëve të veriut se nëse nuk i largojnë barrikadat, atëherë ushtarët janë të detyruar të ndërhyjnë për të siguruar lëvizjen e lirë.
Ai të premten pasdite vizitoi bazën ushtarake të KFOR-it në Jegenicë, ku para gazetarvëve serbë dhe rusë, të vetmit që u lejuan të hyjnë në këtë zonë, theksoi se misioni i KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, obligohet për siguri të lëvizjes së lirë për të gjithë dhe këtu duhen hequr edhe barrikadat.
Nga ana tjetër, kryetarët paralelë të komunave në veri të Kosovës, vazhdojnë t’ju japin mbështetjeve qytetarëve serbë për të qëndruar në barrikada. Kryetari i Zubinpotokut, Sllavisha Ristic, ka përsëritur se qëllimi i tyre është që në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje nuk do të ketë dogana dhe as policë kufitarë të Kosovës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krerët lokalë serbë nuk bien dakort me Tadic
Serbët e veriut të Kosovës nuk u pajtuan me presidentin serb, Boris Tadic, me të cilin patën një takim për pesë orë me radhë.
Vizat, Fajon: Kosova duhet të presë edhe dy vite
Raportuesja e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon ka deklaruar se Kosova duhet të presë së paku edhe dy vite për liberalizimin e vizave. Fyle: Veriu i Mitrovicës, pjesë e Kosovës
Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Shtefan Fyle deklaroi se rajoni në veri të lumit Ibër është pjesë e Kosovës dhe si e tillë është me ligj ndërkombëtar.
LDK: Qeveria po thellon krizën
Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëron qeverinë e kryeministrit Thaci se nuk do ta votojë projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2012 në qoftë se ai nuk është në përputhje me të hyrat e pritura.
Ish-diplomati britanik, libër për Kosovën
McShane, një nga politikanëve më të angazhuar britanikë në shumë aspekte të politikës evropiane dhe ballkanike, është një thirrje pasionante për politikanët evropianë për t’i riangazhuar në Ballkanin perëndimor, përpara se rajoni të harrohet sërish.
Lajmet kryesore
Gjendet një varkë e anijes turke "Reina 1"
Kërkime në zonë nga fregata turke
Misioni faktmbledhës nga "Venecia"
Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar
Turqi, 217 persona të vdekur nga tërmeti