Në Lesbos, në kërkim të dashurisë
Në këtë kongres janë të ftuar shkrimtarë, kritikë dhe studiues të letërsisë nga shumë vende të botës duke filluar nga Franca, Zvicra, Anglia, Rusia, Amerika, Australia si dhe Kosova.
Nga Kosova në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe anëtarët e Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë Behare Rexhepi, Ali Podrimja dhe Reshat Sahitaj.
Tema e cila do trajtohet nga këndvështrime të ndryshme prej studiuesve është: “Erosi në literaturë”, ku do të flitet për veprën e Tolstoit “Ana Karenina”, për veprat e Tomas Manit, ndërsa stafi i Unionit për ketë kongres e ka përgatitur studimin për librin “Në kërkim të dashurisë” të autores Behare Rexhepi e të botuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës.
“Në kërkim të dashurisë” është një roman që përshkruan jetën intime të një vajze 15-vjeçare, përvojën e parë seksuale të vajzës së padjallëzuar, relacione dhe lidhje me djem të tjerë, duke shpresuar të gjejë të dashurin e saj siç e imagjinon çdo vajzë e mitur në botë.