Ibrahim Tukiqi i dashuruari pas bishtalecave
Profil/ 85 vjet nga lindja e kengetarit te lirikeve shkodrane
Kam patur fatin personalisht ta njoh dhe takoj Ibrahim Tukiqin. Tukiqi ka kene nje artist i madh dhe nje njeri i madh gjithashtu. Tukiqi ka pas nje komunikim te shkelqyem nje talent natyral nje za qe i dilte nga shpirti e mendja. Ai e ka fillue si kangetar i muzikes popullore te muzikes qe e deshti dhe e interpretoi me dinjitet dhe pasion te muzikes e cila e krijoi edhe portretin e tij shume simpatik dhe njerezore muzika popullore dhe ajo klasike qe edhe e formesoi Ibrahimin ne vetedijen tone tek publiku i tij dhe krijoi simbolin Tukiqi.
Ai ka kendue gjithashtu edhe role ne opera me shume dinjitet dhe profesionalizem. Por cfare e dallonte nga artistet e tjere ishte performaca artistike dhe aftesite e tij komunikative. Krahas aftesive vokale ka patun edhe aftesi interpretative. Ibrahimi jo vetem e kendonte kangen ai e aktronte ate me nje ndjenje e stil. Mbahen mend gjate te publiku kanget e Gjyles ose Bishtalecave te vajzes ku me nje mjeshtri aktori te larte ta prezantonte Gjylen dhe Bishtalecat e vajzes edhe me mjete interpretative duke i gjalleruar personazhet e tij.
Ose tek kanga Karajfil te zgjodha qe e jetesonte metaforen e Karajfilit jo vetem me vokal por edhe e interpretonte ate. Keshtu bani me te gjitha kanget dhe ariet qe ka kenduar ai i aktronte dhe i pikturonte tematikat dhe personazhet e tij te cilet i kendonte dhe i dashuronte. Kjo ishte edhe e vecanta e artistit shume origjinal. Krahas te kenit njeri i madh ai ka patun edhe miq te pafund. Tukiqi ka kene mik i te gjitheve por nje miqesi te madhe ka patun me te famshmen Marie Kraja dhe kangetaren e madhe Lucije Miloti me te cilen ka interpretue shume mire kangen shkodrane. Gjithmone Tukiqi Mula Miloti dhe Kraja me jane dukur se jane artiste qe kane shume elemente te perbashket shembelltyre e arketipit te tyre Shkodres. Ibrahim Tukiqi ka studjue per kanto konservatorin Cajkovski Moske dhe asht diplomue ne 1957. Ai pasi ka mbarue ne 1957 studimet punoi ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit ne Tirane. Ai ka interpretue shume opera klasike te tilla si Kavaleria Rustikana Madam Baterflai dhe Rigoleto. Ne vitet e fundit te karrieres se tij ai ka kendue ne opera shqiptare te tilla si Goca e Kacanikut BoranaNusja e shitur MrikaPranveraLulja e Kujtimit Zgjimi etj. Tukiqi asht i njohur gjithashtu per interpretimin e vecante te kangeve popullore shqiptare si Kenke nuri i bukurise Bishtalecat pale-pale Hajde gjyle Mic Sokoli etj. Per aktivitetin e tij artistik ai ka marre cmime medalje dhe tituj te tille si Cmimin e dyte ne festivalin e Rinise ne Bukuresht ne vitin 1953 ne festivalin e Vjenes ne 1958. Avni Mula ne ditarin e tij ja si shkruan per Ibrahim Tukiqin Shoku i femijerise i rinise dhe i pleqerise. U njoha ne moshen shtatevjecare ne Shkoder ne klasen e pare. Ai nga lagjja Rus une nga lagjja Parruce. Na bashkoi edhe festa e mevludit me xhamine e bukur Fusha e Qeles ku kendonim rituale fetare. Keshtu per cudi per afro 70 vjet nuk u ndame asnjehere. Femijerine dhe rinine bashke. Paradite ne shkolle pasdite une furxhi e ai kovac. Pas clirimit une mesues ai mekanik. Per gjashte vjet na bashkoi Ansambli Artistik i Ushtrise. Ne studimet e larta nga viti 1952 ne te njejtin konservator ne Moske me te njejtin profesor une bariton ai tenor. Te dy profesioniste solist lirik ne TOB me 1957. Me dhjetera e qindra koncerte dhe role te perbashketa brenda e jashte shtetit. Te dy Artiste te Merituar Artiste te Popullit. Une kompozitor ai edhe solist me Ansamblin shteteror te Kengeve dhe Valleve Popullore. Por papritmas me iku shoku miku vellai. Ai eshte legjenda e kenges popullore qytetare e kenges shkodrane e mbare kombetare. Ze timbrik i fuqishem dramatik e lirik ne interpretim i thjeshte i dashur besnik kavalier e patriot. Kengetar si Ibrahimi nje here lindin.