E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Palët të mos krijojnë incidente

Policia e Tiranës iu kërkoi mbështetësve apo simpatizantëve të subjekteve politike, që të mos bëhen burim apo pjesëmarrës incidentesh të mundshme.
 

Zëdhënësja e policisë së Tiranës në një konferencë për shtyp sqaroi ndërhyrjen e policisë në KZAZ-në nr. 54, në shkollën “Avni Rustemi” për të nxjerrë jashtë persona të paautorizuar në vendet e numërimit të votave.
 

“Efektivat e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pas marrjes së vendimit nga ana e KQZ-së për ndërhyrje, kanë larguar nga ambienti ku numëroheshin votat, personat e paautorizuar që ndodheshin aty. Aktualisht, policia po qëndron në këtë KZAZ për të ruajtur rendin dhe sigurinë, në pritje të një vendimi të dytë të KQZ-së për t`u largua” theksoi zëdhënësja.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›