E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga 24-vjeçarit, në kërkim i vëllai

Arrestohet për katër vjedhje me armë të realizuara brenda një nate, shtetasi Nuredin Dumani, 24 vjec ndërsa shpallet në kërkim i vëllai i tij, si bashkëpunëtor.
 

Kapja dhe më arrestimi i këtij shtetasi u realizua mëngjësin e ditës së sotme, nga forcat e Komisariatit të Policisë nr.6 Tiranë.
24 - vjecari është kapur menjëherë, pas vjedhjes me armë të banesave të shtetasve Theodhori Bakiu dhe Feleke Lusha, vjedhje të cilat janë realizuan nën kërcënimin e armës dhe me marka, përkatësisht në oraret 02.00` dhe 03.30` minuta, të natës 10 maj 2011, në Kombinat.
 

Gjithashtu, nga hetimet e kryera deri tani, ka rezultuar se shtetasi Nuredin Agim Dumani, së bashku me vëllain e tij, shtetasin Fitim Agim Dumani, 23 vjec, i dënuar më parë për "Dezertim", përveç vjedhjes me armë të dy banesave në Kombinat, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dyshohet se kanë realizuar vjedhjen në qytetin e Durrësit, të automjetit tip Opel Kadet me targa Dr.0805 B, si dhe pas kanë vjedhur edhe automjetin me targa Tr. 6406 N në pronësi të një shtetasi me banim në Tiranë.

Nga specialistët e seksionit kundër vjedhjeve me dhunë dhe armë, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Fitim Agim Dumani tashmë të indetifikuar, ndërkohë që po punohet intesivisht nga strukturat e hetimit për kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vazhdon puna e mëtejshme e materialeve hetimore dhe proceduriale, të përpiluara në ngarkim të tyre, ndërsa do t`i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, për veprën penale "Tentativë e vjedhjes me armë" e kryer ne bashkëpunim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›