E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Rrugore Dibër kontrolle me dron e radar, gjobiten 1760 shoferë

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Policia Rrugore e Dibrës ka kryer kontrolle me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror.

Policia njoftoi se monitorimi i kryer gjatë periudhës 17–30 gusht 2026 ka sjellë evidentimin e 1760 shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor, ndaj të cilave janë marrë masat administrative përkatëse.

Konkretisht: 364 masa për parakalime të gabuara; 769 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar; 174 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 149 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit; 12 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 23 masa për xhama të errësuar të pahomologuar; 15 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit; 254 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia bëri me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut Dibër, me përdorimin e mjeteve bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›