Policia Rrugore Gjirokastër: Në korrik u gjobitën 3407 shoferë për shkelje të Kodit Rrugor

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Policia Rrugore në Gjirokastër ka bërë një bilanc të muajit korrik në lidhje me kontrollet e kryera në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia njoftoi sot se gjatë muajit korrik, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.
Sipas policisë janë vendosur gjithsej 3407 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht: 69 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 14 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 3 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 12 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 1101 masa për parakalime të gabuara; 751 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 1177 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 280 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
/m.q//a.f//r.e/