E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rrugore, mbi 2000 gjoba shoferëve brenda një dite

Vetëm në harkun e 24 orëve (të martën), forcat e rendit kanë vendosur 2084 masa administrative, me vlerë 1.322.600 lekë.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë po vazhdon me intensitet planin e masave në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, forcimit të masave për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në perputhje me legjislacionin rrugor.

Kontrollet po ushtrohen në rrugët publike nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme të Policisë, në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›