E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelar kërkon një vend titullari

Futbollisti flet nga grumbullimi me kombëtaren e tij për ndeshjen me Skocinë. Pasi ka shënuar në miqësoren kundër përfaqësueses japoneze, Huntelar i dërgon një mesazh të qartë Milanit: “Tani dua një vend titullari”.

Të njëjtën gjë pret edhe Galiani, i cili në një intervistë propozoi që sulmuesi hollandez të aktivizohet që në ndeshjen ndaj Livornos. Një ndeshje, të cilën ish-futbollisti hollandez do ta fitojë: “Jemi në të njëjtën sasi pikësh sa Interi, nuk mund të humbasim terren.”

Bomberi i ardhur në Milano këtë verë, edhe kaq ka pritur shumë. I skualifikuar për ndeshjen e javës së parë ndaj Sienës dhe i futur në pjesën e dytë në derbi, tani ai pret rastin e tij. Rast që do të vijë shpejt. Dhe është e sigurt. Mesazhet që lëshon të lënë të kuptosh këtë siguri dhe nuk janë vetëm fjalë.

Mbi të gjitha flasin golat. Ka shënuar kundër Japonisë dhe shpreson që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në ndeshjen me Skocinë: “Kam pak për të thënë, nuk më mbetet tjetër veçse të bëj punën time. Të luaj mirë dhe të shënoj siç bëra me Japoninë. Dhe pastaj të pres. Te Reali luajta pak, por në Milano gjeta një situatë tjetër. Për të treguar aftësitë e mia, thjesht duhet të kem hapësira.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›