Më 11 shtator shpallen fituesit për në universitet
Pas publikimit të listave më emrat e studentëve fitues do të fillojë edhe regjistrimi me një afat kohor të përcaktuar jo më shumë se një javë. 11 universitetet publike në vend kanë propozuar rreth 22 mijë kuota për studentët konkurrues.
Ashtu si edhe vitet e kaluara, numrin më të madh të pranimeve do ta ketë Universiteti i Tiranës, që ka propozuar për të tetë fakultetet e tij përbërëse rreth 7200 kuota pranimi për sistemin me kohë të plotë.
Njëkohësisht, ky institucion llogaritet të jetë një ndër më të preferuarit jo vetëm nga maturantët në kryeqytet, por edhe nga ata të rretheve. Gjithashtu, një numër të lartë kuotash pranimi do të ofrojnë edhe universitetet e tjera, si ai Politeknik, Bujqësor dhe homologët në rrethe.