E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Rrugore ndalon gabimisht Edmond Haxhinaston, po udhëtonte me shpejtësi

Policia Rrugore i është vënë në ndjekje një makine që po udhëtonte me shpejtësi të lartë në aksin Tiranë- Durrës.

Bëhet fjalë për një Volkswagen Passat, ku udhëtonte ministri i Ekonomisë, zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto.

Policët kanë lajmëruar dhe patrullat e tjera të policisë. Shoferi i Haxhinastos ka debatuar ashpër me policët, të cilët ndaluan makinën e tyre. Ngjarja është sqaruar shumë shpejt, pasi policët nuk kishin parë që makina kishte targë Z.

Haxhinasto vijoi udhëtimin e tij i patrazuar. Natyrisht me shpejtësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›