Policia Shqiperia vend tranzit i klandestineve te huaj
800 klandestine te huaj u ndaluan nga policia shqiptare, pasi iu ishte premtuar kalimi per ne vendet e Bashkimit Europian. Trafiku i klandestineve ka nisur te lulezoje ne vendin tone qe pas liberalizimit te vizave.
Në shumicën e rasteve, sipas drejtorit te emigracionit Nikolin Ndoci, emigrantët e paligjshëm janë ndaluar nga Policia në qarkun e Gjiokastrës, shumë pranë vijës ndarëse të kufirit me Greqinë. Ata janë diktuar duke kaluar kufirin nga kamerat termike të instaluara nga policia kufitare.
Mes te ndaluarve eshte vene re rritja e numrit te shtetasve siriane. Sipas policisë, në Shqipëri kanë hyrë mbi 120 shtetas te tille.
Vec emigranteve jane ndaluar edhe shoqeruesit e tyre. Policia ben thirrje qe edhe taksistët qe transportojne klandestinet do të gjobiten, ndiqen penalisht apo edhe konfiskohet makina. Kështu ka ndodhur, sipas policisë, edhe për shoqëruesit e këtyre klandestinëve të cilët janë arrestuar dhe do të ndiqen penalisht për akuzën e “dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.