E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia aksion nëpër lagjet e Tiranës për të kapur studentët, banorja: Jemi me azmë, na helmuan! Po terrorizohemi! Rama të japë dorëheqjen që rinia të rrojë rehat

Aksionet e befta të policisë në lagjet e Tiranës, në përpjekje për të kapur studentët që protestojnë prej shtatë ditësh kundër qeverisë, kanë shkaktuar revoltë te banorët.

Një zonjë ka shpërthyer në akuza dhe thirrje të forta ndaj policisë dhe klasës politike, duke shprehur zemërimin për situatën dhe shqetësimin për të ardhmen e të rinjve.

Qytetarja kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të Sali Berishës, duke bërë thirrje që brezi i ri të marrë në dorë fatet e vendit dhe të ketë mundësinë të jetojë i qetë, larg tensioneve dhe përplasjeve.

Në fjalën e saj, zonja ndau edhe shqetësimin personal për vështirësitë ekonomike dhe pamundësinë për të gjetur punë, pavarësisht viteve të gjata të kontributit në punë.

“Vijnë na terrorizojnë në lagje. Jemi me asëm. Ça do bëhet? Do t’i vini flakën? Vërini flakën Shqipërisë me policinë. Pesë herë kemi dalë atje, u kemi thënë mos, mos, mos. Po vdiq rinia, do të vdesim edhe ne. Turp! Të ikë Edi Rama sa më parë, të ikë Sali Berisha, të rrojë rinia rehat. Brezi i ri ta marrë këtë shtet. Na vdiqët! Sot e mot duke dëgjuar këta budallenjtë në televizor. Jep dorëheqjen! Kam pesë vjet që nuk punoj. Unë jam një punëtore që kam punuar 35 vjet në shtypshkronjë dhe nuk më lënë të punoj më. Kriminelët”, tha gruaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›