Policia aksion për makinat e vjedhura dhe pa dokumenta
TIRANE- Policia e kryeqytetit ka vijuar aksionin për bllokimin dhe sekuestrimin e makinave të vjedhura dhe të trafikuara, apo edhe autojmeteve që rezultojnë me mangësi në dokumentacion.
Në një aksion të dy ditëve të fundit, policia ka bllokuar 37 automjete të llojeve të ndryshme, të cilat pas verfikimit në sistemin e Interpolit kanë rezultuar të trafikuara, disa prej tyre me mangësi në dokumentcion, si dhe veshje me xhama të zinj.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Tiranës bëri të ditur të enjten se veprimet e uniformave blu janë përqendruar edhe në kapjen e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, menaxhimin e trafikut, si dhe rritjen e sigurisë në të gjithë akset rrugore, hyrëse-dalëse të Kryeqytetit.
“Janë marrë masa tekniko-organizative, si dhe janë organizuar shërbime të përbashkëta të Strukturave të Hetimit të Krimit, të Hetimit të Parandalimit te Krimeve, të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme dhe Komisariatet e Ndërhyrjes së Shpejtë, me qëllim realizimin e pergjegjësisë për parandalimin, zbulimin dhe dokumentimin e çdo veprimi të kundraligjshëm dhe kriminal në pikat e segmentet rrugore”, thuhet në njoftimin e Policisë së kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara mësohet se janë bllokuar edhe 3 pistoleta, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, ndërsa 9 të tjerë janë ndaluar për veprat penale të “vjedhjes”, “plagosjes”, dhe “kanojes”.
Policia e Kryeqytetit njofton gjithashtu se do të intensifikojë masat në drejtim të intesifikimit të parametrave të rendit e të sigurisë në Kryeqytet.
(m.s/BalkanWeb)