E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE: Norma bazë e interesit për euron, 0.5%

Banka Qendrore Europiane le të pandryshuar në 0.5% normën bazë të interesit për euron. Vendimi për ta lënë normën bazë të monedhës europiane në minimumin historik u mor nga politikëbërësit e BQE-së gjatë mbledhjes në Frankfurt.

Ky vendim synon që të nxisë ekonominë e Eurozonës, e cila edhe pse e ka lënë pas recensionin, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ka shënuar një rritje të ulët ekonomike prej 0.3 për qind. Probleme po konstatohen kryesisht në një pjesë të ekonomive të vendeve të zonës se euros. Ndërkaq, që rritja ekonomike në këtë rajon po udhëhiqet nga ekonomitë e mëdha, Gjermania dhe Franca. Të dhënat e fundit ekonomike tregojnë për një rimëkëmbje të mëtejshme në gjysmën e dytë të vitit, teksa një indeks i shërbimeve dhe prodhimit të fabrikave u ngjit në nivelin më të lartë që nga qershori 2011 dhe besimi ekonomik është rritur në nivelin më të lartë të dy viteve

Pak kohe më parë presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi deklaroi se norma e interesit për euron pritet të qëndrojë e ulët për një kohë të gjatë, në përpjekje për të stimuluar ekonominë e eurozonës.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›