E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e karburantit Prokuroria nis hetimet Pritet idenfikimi i 14 subjekteve abuzuese

Task-forca e prokurorisë së Tiranës, zbarkon në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë….. Oficeri Emror Kasaj, me urdhër të prokurorit Julian Zonja, sekuestron raportin e inspektimit të kësaj drejtori ndaj subjekteve private të tregtimit me pakicë të hidrokarbureve…. Brenda zyrave të kësaj drejtorie, oficeri Kasaj qëndroi mbi 1 orë duke përpiluar edhe procesverbalin e sekuestirmit të dosjes voluminoze me shkeljet e 14 subjekteve të ndryshme… Me sekeustrimin e këtij raporti, prokuroria konfirmoj se do të thirren të gjithë inspektorët që kanë përpiluar këtë raport dhe më pas drejtuesit e kompanive të konstatuar me shkelje… Sipas akuzës, inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë gjatë inspektimit kanë konstatuar në 14 karburante të ndryshme vjedhjet nda konsumatorit si në cilësinë e karburantit ashtu edhe në sasin e tregtimit… Në 14 këto subjekte private, inspektorët kanë konstatuar me shkelje 93 makineri, të cilat vjedhin konsumatoret gjatë tregtimit të karburanteve… Veprimet e prokurorisë, erdhën menjëherë pas regjistrimit të procedimit penal ndaj subjekteve abuzues të tregtimit me pakcisë të karburanteve, që dyshohet se kanë konsumuar tre vepra penale, atë të “vjedhjes”, “mashtrimit” dhe “evazionit fiskal”. 
Janë konstatuar 14 subjekte abuzuese ndaj konsumatorëve në treg
Prokuroria e Përgjithshme urdhëron task-forcën e kryeqytetit të nise hetimet kryesisht për mashtrimet e kompanive private që tregtojnë karburant me pakicë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë organit qendror të akuzës, sipas të cilëve, është kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjise, raporti i inspektimit ku janë konstatuar shkeljet nga subjektet private.
Sipas akuzës, edhe pse kanë kaluar disa ditë nga publikimi I këtij raporti, një kopje e tillë nuk i është dërguar organit të akuzës, që tashmë ka urdhëruar të nis hetimet kryesisht. Referuar të dhënave të prokurorisë, nuk dihen arsyet pse drejtoria e Metrologjisë nuk ka dorëzuar këtë raport, edhe pse ka konstatuar mashtrimin e kryer nga 14 subjekte private, me 93 makineri që vjedhin konsumatoret gjatë tregtimit të karburanteve.
Për prokurorinë, pritet marrja e kopjes së këtij materiali dhe nisja e hetimeve ndaj subjekteve të konstatuara me shkelje, për akuzën e “vjedhjes”, “mashtrimit” dhe “evazionit fiskal”.
Ka qenë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë që ka denoncuar publikisht abuzimet e konstatuar, por pa dhënë emrat konkret të kompanive abuzuese, ndërkoë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe kryeministri Sali Berisha, I cili kërkoi publikisht nga Ministria e Ekonomisë të hartoj një akt normative, me qëllim publikimin e e emrave të këtyre subjekteve private që mashtrojnë konsumatorët me cilësinë dhe sasin e karburantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›