E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Veliaj: Ndryshimi është duke ardhur

“Kanë qënë 4 vite të vështira dhe jam i bindur që secili këtu në Delvinë i ka përjetuar me vështirësi këto katër vjet. Por merrni zemër, merrni kurajo, ndryshimi ëhstë duke ardhur” kështu deklaroi kreu i G99 gjatë një takimi në Delvinë. 

DELVINE- Kreu i G99 u ka bërë thirrje të rinjve të mos kenë frikë më 28 qershor, pasi sipas tij ndryshimi është duke ardhur. Nga Delvina Veliaj ka konfirmuar fitoren e koalicionit të majtë.

“Kanë qënë 4 vite të vështira dhe jam i bindur që secili këtu në Delvinë i ka përjetuar me vështirësi këto katër vjet. Por merrni zemër, merrni kurajo të gjithë të rinjtë e Delvinës dhe gjithë Shqipërisë. Ndryshimi është shumë afër dhe të gjithë bashkë do tja dalim kundër të gjithë cinikëve e skeptikëve. Do tja dalim, do tja dalim ” theksoi Veliaj. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›