Policia arreston anetarin e organizates se Aldo Bares

Drejtoria Kunder Krimit te Organizuar ka arrestuar nje 39 vjecar si te implikuar ne organizaten kriminale te Aldo Bares dhe Enver Dondollakut.
Manoli Bega nga Lushnja e banim ne Tirane, i njohur ndryshe edhe me emrat Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari ishte i denuar ne mungese me 13 vjet heqje lirie. Denimi per te eshte dhene nje vit me pare nga Gjykata e Torinos ne Itali, nderkohe qe Gjykata e Tiranes e ka njohur kete vendim duke caktuar kete te enjte masen e sigurise arrest me burg. Manoli Bega sipas zedheneses se policise, Klejda Plangarica ka mbajtur lidhje me furnizuesit per te koordinuar pjesetaret e tjere te organiates duke i orientuar ata ne menyren e shperndarjes dhe administrimit te parave te perfituara nga trafiku i droges.