Bashkia bën bilancin e vitit, Rama: Shumë projekte, peng i qeverisë
KOMENTET |
KODI EMBED |
VIDEO TE TJERA |
FORMAT KINEMA
[ kodi embed per kete video ]
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka akuzuar qeverinë se po mban peng shumë nga punët që duhet të bëhen në dobi të kryeqytetasve dhe jo vetëm.
Në festën përmbyllëse të një viti, festuar sot në Pallatin e Sportit, kryebashkiaku Rama bashkë me urimin për stafin bëri dhe një analzië të punëve të bëra gjatë një viti.
Rama ka numëruar gjithë investimet që priten të kryhen, por që për shkak të politikës kanë mbetur peng. Ai ka kujtur rastin e sheshit "Skënderbej", i cili nuk po mundësohet për hskak të mos shpronësimit, për të hapur arterien e unazës së vogël.
"Pse u vonohet dhe u mohohet banorëve të kryeqytetit dhe vizitorëve të tjerë nga Kosova e nga kudo nëpër Europë e botë, mundësia që ta kenë këtë shesh europian sa historik aq edhe të së ardhmes. Sepse të gjitha arsyet e mirëqëna për ta bërë realitet këtë ëndërr nuk mjaftojnë për fat të keq përpara arsyes së mosarsyes politike. U bënë vite që qeveria nuk denjon të bëjë minimumin, detyrën e vet ligjore për shpronësimin e domosdoshëm që hap arterien e unazës së vogël. Mbahet peng qendra e Tiranës, kryeqendra e Shqipërisë, jo për shumën qesharake që do të japë qeveria për shpronësimin e cila në fakt është pak a shumë sa shuma e harxhuar për gjysmë ore miting kundër opozitës në 8 dhjetor"- tha Rama në fjalën e tij.
Më radhë, Rama përmendi më tej projektin për parkun e Liqenit, Unazës së Madhe dhe planit të ri rregullues, që janë peng sipas tij, i çrregullimit mendor të politikës.
Duke pranuar punën e madhe që është bërë me qindra ndërhyrje deri në blloqet e banimit, sipas Ramës ka ende shumë punë tjetër për të bërë.