E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Prizren, LKÇK aderon në PDK

Strukturat e LKÇK-së në Prizren kanë aderuar në radhët e PDK’së në këtë komunë.

Gjatë një kokteji rasti të shtruar në zyrat e degës së PDK-së në Prizren, nënkryetari i LKÇK-së për Prizren, Naim Hoti deklaroi se kryesia e degës së kësaj partie në mbledhjen e mbajtur me datë 22 dhjetor të këtij viti, mori vendim që e gjithë anëtarësia, veteranët dhe simpatizantët e LKÇK-së të Prizrenit, në rivotimin që do të zhvillohet gjatë muajit janar të votojnë për PDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar të Komunës, Ramadan Muja.

Ndërkaq Kryetari i degës së PDK-së Zafir Berisha përshëndeti aderimin e anëtarëve dhe strukturave të LKÇK-së, duke i cilësuar ata si bashkëveprimtarë të hershëm të çështjes Kombëtare dhe njëkohësisht kërkoj që me angazhimin e tyre dhe vlerat e dëshmuara gjatë gjithë veprimtarisë së tyre të japin mbështetje kandidatit për Kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›