E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaterrimi i shtreterve te lumenjve Prefektura gjobit firmat e inerteve

Ekskavatore gjigande po vazhdojne me ritme marramendese te shkaterrojne mjedisin ta ndotin ate dhe te shkaterrojne pa kthim shtreterit e lumenjve. Jane dhjetera firma te inerteve qe prej disa muajsh vazhdojne te sfidojne ligjin dhe institucionet e shtetit duke shfrytezuar barbarisht shtreterit e lumenjve ndaj ne kemi nisur penalizimin e tyre gjobitjen dhe heqjen e licences. Sipas Agjencise Rajonale te Mjedisit ne Durres edhe pse gjate muajve te fundit korrik-gusht 2010 u vendosen mbi 130 gjoba qe variojne nga 1 deri 2 milione leke te reja per afro 15 firma ne shkalle qarku ato serish jane duke vazhduar normalisht punimet ne shtreterit e lumenjve. Pergjate shtreterve te lumenjve per te shfrytezuar lendet te tyre inerte sic jane zhavorret granili dhe rera puna e ekskavatoreve vazhdon njelloj si me pare. Po ashtu edhe produktet e tyre per sektorin e ndertimit vazhdojne te tregtohen lirisht dhe pjesa me e madhe e atyre qe i tregtojne nuk u nenshtrohet detyrimeve fiskale. Shfrytezimi pa kriter i shtreterve te lumenjve ka shkaktuar edhe ndotjen e bregdetit problem per te cilin eshte folur gjate gjithe sezonit veror. Por prefekti i qarkut Genc Alizoti mbetet i vendosur te ndaloje perfundimisht kete fenomen shkaterrimtar. Sipas statistikave nga institucionet vendore pikat e inerteve ne muajt e fundit jane ne rritje pasi sipas ARM ne rritje eshte edhe puna ne sektorin e ndertimit. Prane lumenjve Erzen dhe Ishem te cilet pershkojne nje pjese te mire te territorit te qarkut te Durresit dhe me pas perfundojne ne det prej vitesh ushtrojne aktivitetin e tyre disa subjekte private. Nje pjese e tyre ndodhen jashte territorit te Durresit dhe 8 te tilla ne territorin e Durresit. Qe te gjitha keto subjekte jane te licencuara dhe shlyejne te gjitha detyrimet fiskale. Por jane me dhjetera e dhjetera subjekte anonime te cilat grabisin inertet e lumenjve ne menyre pirate dhe deri tani kane pesuar sanksione ligjor. Por gjithsesi kamionet e tyre jo vetem naten por edhe ne mes te dites shihen teksa ngarkohen me inerte dhe nisen per ne destinacionet perkatese. Nje pjese e tyre perfundon direkt ne objektet qe jane ne proces ndertimi e nje pjese ne tregun e Shkozetit. Po atje gjenden edhe dhjetera kamione te ngarkuar me gure themelesh e gelqere origjina e te cileve jane malet e Krujes. Drejtuesit e kamioneve shprehen Nuk kemi mjet tjeter jetese ndaj shfrytezojne kete burim qe u ka dhuruar natyra na mbron edhe pronari. Mjafton te ndjekesh rrjedhen e lumenjve dhe pergjate shtreterve te tyre kudo ku ka mundesi komunikimi me rruge shikon kamionet te ngarkuar me inerte. Sulmi ndaj lumenjve per periudhen janar-gusht 2010 eshte me intensiv pasi stina e shirave po troket dhe pas tyre eshte me i veshtire ky proces per shkak te ujerave qe mbushin shtreterit e lumenjve dhe nuk lejojne kamionet te ngarkohen - shprehen burimet e ARM. Prefektura e Durresit ne muajt qershor-korrik-gusht kreu nje kontroll te befasishem ne disa pika dhe rezultatet nuk munguan. Kamione te braktisur dhe buldozere pa targa ishin rezultatet e ketij aksioni. Piratet e lumenjve serish vazhdojne te punojne qetesisht duke furnizuar sektorin e ndertimit me lendet e para ndersa institucionet qe e kane per detyre qe te kontrollojne kete aktivitet duken edhe me rralle. Nga ana e tyre firmat e licencuara te cilat kane pjesen e madhe ne kete biznes kane nisur denoncimet. Ata e dine fare mire se ky eshte nje problem mjaft i ndjeshem qe po shkaterron mjedisin. Ne vitin 2005 nje fshat ne buze te Erzenit per pak sa sperfundoi ne lume dhe u desh nderhyrja e mjeteve te renda si dhe hedhja e blloqeve prej betoni te cilat devijuan rrjedhen e ujit duke shpetuar jeten e 800 banoreve. Mbyllja e pikave abuzive te inerteve mbetet problemi kryesor i prefektures ndaj javen e ardhshme pritet te nise nje tjeter aksion me synim bllokimin e gjobitjen dhe penalizimin e tyre - deklaroi per standard prefekti i qarkut Alizoti.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›