Policia bashkiake rrethon tregun tek ish-Uzina Dinamo për mungesë higjiene
TIRANË- Policia Bashkiake ka rrethuar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, tregun tek ish-Uzina Dinamo. Aksioni u ndërmor për zbatimin e vendimit të inspektoratit të mjedisit për mungesë të higjienës.
Vendimi ka irrituar pronarët e 300 subjekteve tregtarë që ushtrojnë aktivitetin në këtë, të cilë nuk pranojnë të largohen duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë.
Nëpërmjet avokatit Dilaver Rexhepaj, ato këmbëngulin se cështja e higjienës nuk i takon Bashkisë, e cila po penalizon në grup tregtarët të cilat paguajnë qiranë në shtet.
“Është vendim jashtë cdo llogjike. Këtu janë 3 0 subjekte që punojmë me licencë. Këta kanë ardhur dhe e kanë bllokuar pasi pretendojnë se po ekzekutojnë një vendim të institutit të higjienës. Policia Bashkiake vjen pa asnjë urdhër. Policia Bashkiake nuk mund të dalë pas asnjë urdhër dhe të ndalojë aktivitetin. Kush do të paguajë për mallin. Nuk ka lidhje fare me subjektet. Këtu janë 300 tregtare, që janë secili pronar në pronën e vet. Nëse një tregtar shkel higjienën ka të bëjë vetëm me mua jo me komshijen. Të tërë janë qiramarrës”, u shpreh avokati Rexhepaj.
(e.m/BakanWeb)