Tiranë, bllokohet tregu te “UzinaDinamo”, në revoltë tregtarët
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/Përleshje tregtarë-policë
TIRANE- Tregu i fruta-perimeve tek “Uzina Dinamo” është bllokuar mbrëmjen e sotme nga policia bashkiake e Tiranës.
Pikërisht në orë të vona policët bashkiakë të Tiranës kanë kërkuar largimin e tregtarëve nga pika numër 1 e furnizimit të gjithë minitregjeve të qytetit me fruta-perime.
Punonjës të Bashkisë u kanë kërkuar tregtarëve të nxjerrin jashtë prodhimet e tyre, pasi ky treg sipas tyre është transferuar në autostradë, por edhe për shkelje të kushteve higjieno-sanitare.
Por 7 shoqata tregtarësh te Uzina Dinamo kundërshtojnë vendimin e Bashkisë së Tiranës, madje edhe me përleshje me policinë. Ata shprehen se “ka një vendim mbyllje dhe policia pretendon se e kanë ekzekutuar një vendim të Institutit të Higjienës. Por në fakt nuk ka një urdhër të tillë, të na e paraqesin dhe se kjo s'është as profesionale”.
Përfaqësuesi i tregtarëve, Emin Balliu, thotë për Tv “A1 Report” se janë 500 biznese me licenca të cilët paguajnë taksat dhe detyrimet. “Vendimi i Bashkisë është i papritur, na rrethuan me polici”, u shpreh Balliu.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)