E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia bllokon garat ne pisten e Gjadrit

Drejtoria e Policise se Qarkut te Lezhes ka nxjerre nje urdher te brendshem per bllokimin e aerodromit te Gjadrit ku cdo fundjave organizoheshin gara te paligjshme me makina dhe motore.


Kjo mase vjen pas aksidentit te ndodhur 1 jave me pare ne kete piste ku humbi jeten nje i ri 23-vjecar. Krahas monitorimit qe po i behet kesaj zone me forcat e nderhyrjes se shpejte edhe policia rrugore ka nisur vezhgimin e te gjitha mjeteve qe kane si drejtim pisten e Gjadrit.


Zaim Nuhi shef i Rendit dhe Sigurise ne Drejtorine e Policise ne Lezhe ka bere te ditur se nuk do te lejohet asnje mjet motorik per te kryer gara ne kete piste deri ne momentin qe ato te zhvillohen ne menyre te organizuar.


Krahas masave te marra nga policia e shtetit mbeshtetjen e saj e ka dhene edhe Komuna e Dajcit ku shtrihet kjo piste duke bllokuar te gjitha hyrjet dhe duke hapur kanal rreth e rrotull pistes. Plani i masave i hartuar nga Drejtoria e Policise ne Lezhe do te vijoje kjo per te shmangur te tjere aksidente gjate zhvillimit te garave ilegale ne kete piste.


Aerodromi i Gjadrit ishte kthyer ne nje piste te zhvillimit te garave kryesisht ne fundjava ku jane shenuar edhe nje numer i larte aksidentesh nderkohe qe ai i nje jave me pare ishte me pasoja fatale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›