E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa harrohen 40 mesuesit e larguar nga puna

BERAT- U larguan nga puna pak dite para nisjes se ketij viti shkollor pas vendimit te marre nga Drejtoria Arsimore por dhe pse kundershtuan dhe protestuan festa e mesuesit i ka gjetur te papune.

Jane plot 40 mesues ne qytetin e Beratit te cilet ne muajin shtator te vitit te kaluar u bene pjese e reformave te ndermarra ne fushen e mesimdhenies duke u larguar nga puna te cilet ne diten kushtuar mesuesit nuk kane marre as lule as urime.

E ndersa dje ashtu si ne mbare vendin arsimtaret e qarkut te Beratit kane festuar ne shoqerine e nxenesve dhe njeri-tjetrit 40 mesuesit tashme te konsideruar ish-arsimtare jane harruar si nga ish-nxenesit por edhe nga koleget e tyre. Ata kane mbetur te papune dhe mungesa e alternativave te punesimit ne kete qytet i ka lene te tille dhe jashte profesionit te mesuesit.


Edhe pse nuk do te deshironin te punonin jashte ketij profili ish-mesuesit do te pranonin te kryenin cdo pune tjeter per te mbajtur familjet pasi kane ngelur jashte vemendjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›