Policia bllokon hyrjet e Lazaratit

Forca të shumta policie dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë kanë bllokuar edhe sot hyrjen e fshatit Lazarat për të bërë të mundur ndalimin e kultivimit të kanabisit në këtë fshat.
Tre grupe të FNSH-së kanë ardhur në mbështetje të uniformave blu të Gjirokastrës për të mos lejuar mjetet me ujë dhe pleh të hyjnë në fshat si dhe punëtorët që merren me kultivimin e bimëve narkotike.
Policia e Gjirokastrës prej 3 ditësh vijon aksionin për bllokimin e kultivimit të kanabisit në fshatin Lazarat.
Gjatë një aksioni të ndërmarrë mëngjesin e së mërkurës, policia ka bllokuar mjetet që transportonin ujë dhe pleh drejt fshatit si dhe ka ndaluar edhe 49 persona të cilët besohet se do të punonin në Lazarat për kultivimin e bimës narkotike.
Pak ditë parë, raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri ,e një prodhim prej 900 kilogramësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro./Indeksonline/