Qytetaret ne Afriken e Jugut opinione per krimin e Pistoriusit
Gjyqi ndaj tij pritet që të rinisë. Oskar Pistorius pret në komisariatin e policisë në Pretoria, ndërsa jeta në Afrikën e Jugut vazhdon si çdo ditë, veçse më shumë e tronditur që nga dita kur atleti kampion olimpik dhe paraolimpik vrau të dashurën, Riva Stenkamp.
Ka nga ata që e dënojnë menjëherë atë që ai ka bërë, apo të tjerë që duan të jenë të rezervuar derisa gjyqi të ndriçojë ngjarjen.
“Mendoj se është absurde, - thotë një qytetar, - ai bëri diçka që nuk mund të bëhet, për çfarëdo arsyeje. As një krimineli nuk i bëhet kjo, jo më të dashurës. Karriera e tij ka marrë fund”.
“Së pari ne nuk i dimë arsyet se përse e bëri, - thotë një tjetër, - u mendua pa dashje, tani na doli një shkop bejsbolli me gjak”.
Gazetat titullohen “Lutje për Oskarin”. Ndoshta mund të bëhen. Por, së pari lutjet duhen bërë për të mrekullueshmen që nuk është më, Riva Stenkampin.