Nuk ka debat me Bashen ai te shkoje ne gjyq

TIRAN- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka refuzuar te beje nje debat publik me kandidatin e PD-se Lulzim Basha. Ne nje interviste te dhene per emisionin Debat te gazetarit Alfred Peza kandidati i PS-se per Bashkine e Tiranes tha se ish-ministri i Brendshem mund te beje debat vetem ne sallen e gjyqit per te gjithe ato arsye per te cilat eshte konsideruar si i pandehur nga prokuroria ne nje proces teresisht te korruptuar dhe te analizuar nga kontrolli i shtetit dhe eshte nga ana tjeter i pandehur i opinionit publik per masakren e 21 janarit.
Zoti Basha ju ka respektuar deklaroi ne hapje te fushates se nuk jeni armiku i tij
Po kush eshte ai Ai ska lidhje fare se cfare respekton apo nuk respekton me fjale. shte nje shkeles i njohur i ligjit ne te gjithe ministrite ku ka vene kemben. Sot eshte perpara domosdoshmerise qe te jape llogari perpara gjyqit per vrasjet e 21 janarit. Perpara se sa llogaria perpara gjyqit do te vije si nje domosdoshmeri per te zbardhur deri ne fund ate krim shteteror duhet te kishte ardhur pergjegjesia politike sepse edhe Ministri i Brendshem i Ben Aliut dha doreheqjen pasi pushket e shtetit vrane demonstruesit ne Tunizi.
Ndersa Ministri i Brendshem i Saliut jo vetem qe nuk dha doreheqjen por tani kerkon qe qytetaret e Tiranes te japin voten.
Do ju ftoj te dyve perballe ne kete studio te beni nje debat...
Kete mund ta harrosh qe sot sepse ai mund te beje debat vetem ne sallen e gjyqit per te gjithe ato arsye per te cilat eshte konsideruar si i pandehur nga prokuroria ne nje proces teresisht te korruptuar dhe te analizuar nga kontrolli i shtetit dhe eshte nga ana tjeter i pandehur i opinionit publik per masakren e 21 janarit.
E vetmja rruge slogani qe keni nxjerre eshte arrogante...
Prandaj eshte e vetmja rruge eshte e vetmja rruge se ne kete rruge ka mireqeverisje ne kete rruge nuk ka ndarje te njerezve ne tanet dhe ne te atyre. Ne kete rruge nuk ka ndarje te territoreve ne blu dhe ne roze. Qytetaret me vullnet te lire dhe me vote e kane zgjidhur me kohe ceshtjen e Tiranes dhe ceshtjen e cdo territori ku votohet dhe ku vota nuk vidhet. Nderkohe qe rruga e tyre eshte rruga e vjedhjes se votes te vjedhjes se pasurive publike dhe te pronave te qytetareve me ligje antikushtetuese dhe me vendime qeverie te paligjshme.
Si ju duken premtimet e mazhorances
Ku ka shqiptar te besoje sot se mund te besoje se Saliu do te hapi ne Tirane 30 mije vende pune. Ka premtuar 160 mije ne 2009 dhe sot ka 1 milione te papune. Nderkohe qe biznesi i vogel paguan per bashkine per pastrimin per gjelberimin per rruget per ndricimin per punet e Bashkise paguan mesatarisht si mesatare ka qe paguajne me pak dhe ka qe paguajne me shume si mesatare eshte 1 milione leke te vjetra ne vit. Nderkohe qe Saliut i paguajne 4 milione. Pra nese flasin per ulje taksash keta duhet ti ulin taksat qe i kane vene ne kurriz biznesit te vogel ne menyre antikushtetuese duke shkelur autonomine per pushtetin vendor.
Sekretari per eshtjet Elektorale ne PS Kastriot Islami ka deklaruar qe ju do ta humbisni kete radhe Tiranen me 2 mije vota keni ndonje koment
Kastrioti ka ikur ne nje drejtim te paditur dhe une nuk marre me lajme prej tij faleminderit qe here pas here me njoftoni ju per vendndodhjen per mua nuk perben asnje problem.
Llogarisni si nje minus te madh a do te ndikoje LSI ne rezultatin tuaj ne Tirane
Ndjese paste. Me mire le te flasim per qytetin dhe per menyren se si shohim zhvillimin e qytetit sepse ishte shume pasiononte pjesa qe po diskutonin se sa te flasim per Ilirin. Iliri sot eshte ne syte e te gjithe shqiptareve gishti me peshtyme qe kthen fleten per te marre llokmen e dites por nuk besoj se ka njeri te zakonshem te ketij vendi qe gdhihet ne mengjes me ankthin e cmimeve qe do te kthehet ne pazar dhe kthehet ne darke me ankthin e punes qe do te gjeje neser qe te pranoje se ekziston me ndonje LSI. Fatkeqesisht ajo parti e lindur ne kushte te nje historie te caktuar brenda te majtes dhe PS per te sjelle nje mesazh te ri dhe per te dhene nje hapesire te re eshte katandisur ne nje shprehje te rrugacerise se pushtetit te parase dhe presionit te parase te pushteti.
Si jane raportet midis jush dhe ambasadorit te SHBA-se
Shume te mira.
A ju shqeteson qe kreu i OSBE-ODHIR eshte nje amerikan
Me lumturon qe eshte nje amerikan sepse ai eshte vendi ku une personalisht shqiptaret ne pergjithesi por edhe bota demokratike sheh piken e vet te referimit ne parimet dhe vlerat e demokracise per me teper qe eshte vendi qe per ne shqiptaret eshte partneri strategjik dhe miku i madh dhe i pa zevendesueshem.
Keni marre garanci nga nderkombetaret per kete proces elektoral kush jane pikat e garancise per kete proces elektoral
Saliu ka pergjegjesine e organizmit dhe garantimit te zgjedhjeve. Ne e dime shume mire ne cfare zgjedhjesh te rrezikuara po hyme. Asgje nga ato qe duhet te beheshin nuk jane bere. Ne jemi te vetedijshem se sot shqiptaret jane shume me te ndergjegjshem per rendesine e votes si arma e vetme qe ka qytetari per te ndeshkuar qeverine.
Nese nuk cenohet vota dhe ju fitoni zgjedhjet lokale do te vazhdoje jeta normale politike ne vend dhe nuk do te kete zgjedhje te parakohshme
Zgjedhjet e parakohshme ne i kemi kerkuar dhe do ti kerkojme cdo dite. Kjo nuk diskutohet.
Nese zgjedhjet jane me standarde
Zgjedhjet e parakohshme jane nje domosdoshmeri per te larguar nje ore e me pare regjimin e kusarise dhe te matrapazllekut nga qafa e Shqiperise dhe shqiptareve nuk ka lidhje kjo me preket apo spreket vota. Nese zgjedhjet nuk behen me standardet ne do te kerkojme debimin e qeverise nga populli sepse qeveria ndalon demokracine ne punen e saj.
Nese vota numerohet drejt dhe ju do ti humbisni keto zgjedhje do ta jepni doreheqjen nga kreu i PS-se
Kjo eshte nje nese si ai proverbi. Une nuk merrem fare me keto nese dhe nuk e konsideroj fare opsionin e humbjes se ketyre zgjedhjeve sepse nuk ekziston. Ne kemi sondazhe ne kemi nje njohje te imet te te gjithe territorit ne e kemi fitoren e plote me 8 maj. Puna jone e perditshme dhe mesazhi yne konstant intensivisht per qytetaret eshte se vota e 8 majit eshte arma juaj per tu cliruar nga te keqijat qe behen zinxhir me zanafille te keqen e madhe te vjedhjes se votes dhe per ti hapur rruge nje qendrueshmeri zhvillimi duke filluar qe nga procesi politik.
Nje nga strukturat kyce qe ka rendesi ne garancine e ketij procesi eshte KQZ. Ju e keni kritikuar kryetarin e ketij komisioni zotin Arben Ristani i cili eshte ne ate pozicion fale votes se PS. Jeni bere pishman qe ia keni dhene voten
Une nuk hyj tek njerezit qe nuk behem pishman. Sigurisht qe hyj tek njerezit qe reflektojne shume seriozisht mbi gjerat qe bejne ne funksion te se ardhmen jo ne funksion te se shkuares. Ajo qe ne kemi bere ne funksion te se ardhmes ne ate kohe per te ndryshuar teresisht natyren e procesit politik duke e ckonfliktualizuar procesin dhe duke hapur nje rruge per mirekuptim dhe konsensus ka qene nje qasje e ndergjegjshme per te miren e vendit dhe me pasionin e shpresen e koha konjuktura nderkombetare ne te cilen Shqiperia hyri me hyrjen ne NATO-n dhe rruga per ne BE ishin te mjaftueshme per nje reflektim teresor te klases politike dhe per nje qasje te re nga ana e pales tjeter.
Rezultoi se Saliu e keqperdori deri ne abuzim dhe shperdorim te Kushtetutes te ligjeve dhe te detyres kete kontribut tonin dhe kete terren konsensusi pjese e ciles ishte dhe ngritja e nje KQZ me shumice te qeverise dhe me pakice te opozites dhe pa nje sere mekanizmash bllokues qe ne te shkuaren nuk e kishin lehtesuar kete pune te komisionit. Fakti eshte qe KQZ sot eshte nje institucion i kompromentuar qe drejtohet nga nje njeri qe eshte shume me teper nje gangster se sa nje funksionar publik.
shte e rende kjo. Smund tia thoni kete nje kreu te nje institucioni si KQZ-ja.
shte shume me teper se gangster eshte nje dore e papergjegjshme qe leviz ne baze te interesave te drejtperdrejta abuzive te pushtetit per procesin zgjedhor se sa nje funksionar publik qe i sherben Kushtetutes ligjit dhe qytetareve.