E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia dhunon ish- të përndjekurit para Kuvendit. Braçe: Në krye të tyre ishte Erzen Breçani

tufa(E PERDITESUAR)- Ish- të përndjekurit politikë, të cilët thuajse sa herë ka seancë dalin përpara Kuvendit për të protestuar, janë dhunuar nga forcat e policisë, edhe pse kanë tentuar të bëjnë një protestë paqësore.

Ata kanë vendosur që të lidhen me zinxhirë përpara Kuvendit, por kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe të Gardës, për ti larguar me dhunë të moshuarit që kërkojnë këstet e dëmshpërblimit.

Ish- të përndjekurit kanë deklaruar më pas se do të kalojnë në veprime të tjera.

Skënder Tufa u shpreh se do të digjemi si kamikazë.

Ai tha se kjo qeveri po i detyron që të kalojnë në ekstremitete.

Kurse deputeti socialist, Erjon Braçe, përmes rrjetit social Facebook, bën me dije se në krye të gardistëve dhe policëve që shpërndanë protestën e ish-të përndjekurve ishte zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, që në fakt duhej të ishte i pezulluar.

Hoqën me dhunë gazetarët dhe kameramanët nga vendngjarja, i shtynë dhe i larguan, pastaj morën gërshërë dhe prenë zinxhirët, pastaj morën me dhunë ish- të përndjekurit dhe po me dhunë i shoqëruan ne Komisariatin e Policisë. I pashë vetë të gjitha. Kështu nis dita e punës së një akoma deputeti, thotë Braçe./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›