E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia e Elbasanit bën bilancin e qershorit, mbi 6800 masa administrative dhe dhjetëra arrestime

Gjatë muajit qershor, Policia Rrugore e Elbasanit ka nxjerrë një bilanc të detajuar të veprimtarisë së saj, duke reflektuar angazhimin për zbatimin e Kodit Rrugor. Statistikat kryesore të muajit qershor janë:

25 drejtues mjetesh janë arrestuar; 7 drejtues të tjerë janë proceduar penalisht për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithsej janë vendosur 6821 masa administrative për shkelje të ndryshme, ndër të cilat:

963 masa për mosvënien e rripit të sigurimit; 321 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse; 425 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 214 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit; 247 masa për xhama të errësuar; 1258 masa për parakalime të gabuara; 1702 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 456 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar; 1235 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në fund, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Kërkohet që të mos kryhen parakalime të gabuara, të mos përdoret celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtohet mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Qytetarët ftohen të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë për të gjithë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›