E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX ngre aktakuzen e dyte ne ceshtjen Medicus

Zyrtare te EULEX-it ne Kosove thane sot se nje gjykates i ketij misioni ka konfirmuar aktakuzen kunder dy personave Yusuf Ercin Sonmez shtetas turk dhe Moshe Harel shtetas izraelit per trafikim me njerez krim te organizuar dhe ushtrim te paligjshem te veprimtarive mjekesore.

Zyrtare te Eulex-it bene te ditur se Gjykata e Qarkut ne Prishtine ka leshura nje urdher arresti per keta dy te dyshuar ndersa edhe Interpoli ka leshuar nje urdher arresti nderkombetare.

Vitin e kaluar prokuroria e Kosoves ngriti nje akuze kunder shtate personave per trafikim te organeve njerezore krim te organizuar ushtrim te paligjshem te veprimtarive mjekesore dhe keqperdorim te detyres zyrtare. Ne mesin e te akuzuarve kishte mjeke dhe nje person qe me pare ka punuar ne nivel te larte ne Ministrine e Shendetesise.

Sipas akuzes fillestare te gjithe keta kane qene te perfshire ne rekrutimin e 20 shtetasve te huaj nga Moldavia Kazakistani Rusia dhe Turqia te cileve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mije dollare per dhurimin e veshkave ndersa marresve te organeve u ishte kerkuar qe te paguanin nga 80 mije deri ne 100 mije dollare.

Akuza per trafikimin e organeve ka te beje me zhvillimet ne kliniken private Medicus ne Prishtine ne vitin 2008. Nje transplantim i paligjshem i nje veshke qe ishte kryer ne nje klinike private ne Prishtine ate vit kishte cuar ne arrestimin e tre udheheqesve te asaj klinike si dhe ne pezullimin nga puna te nje zyrtari te Ministrise se Shendetesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›