E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës konfiskoi mbi 12 kilogramë heroinë

Policia e Kosovës, të shtunën, gjatë një operacioni policor të realizuar në Prishtinë, ka konfiskuar 12, 2 kilogramë substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit heroinë. Këtij operacioni i parapriu një informacion dhe një punë hetimore, operative nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN-së) e Policisë së Kosovës.

Sasia e drogës së konfiskuar është gjetur në brendi të një çante, ndërsa droga ka qenë e ndarë në 24 qese të mbështjella prej najloni.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është në kërkim të personit të dyshuar i cili dyshohet ta ketë lënë çantën dhe të ketë ikur në drejtim të panjohur, pasi që njësitet policore janë vënë në kërkim të tij.

Për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme policore në vend ngjarje ka dalë edhe njësiti i Forenzikës dhe një Patrulle e Stacionit Policor Qendra si dhe është informuar prokurori kujdestarë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›