E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosovës ndalon në kufi ministrin serb, Bogdanoviç

Policia e Kosovës ka ndalur dhe përmes pikës kufitare Kosovë-Serbi në Merdarë ka kthyer prapa për në Serbi ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç. Ndonëse në orën 11:45 Bogdanoviçit iu ndërpre qëndrimi në komunën e Shtërpcës, gjatë kthimit të tij për në Serbi, Bogdanoviç u shpreh i vendosur që as në të ardhmën të mos kërkojë leje nga institucionet e Kosovës për të hyrë në Kosovë.

“Kurrë nuk kam kërkuar dhe nuk do të kërkojë leje për të hyrë në Kosovë
dhe Metohi, sepse unë jam qytetar i Ksoovës. Unë jetoj në Kosovë dhe
Metohi, familja dhe fëmijët e mi jetojnë në Kosovë dhe s’kam nevojë të
kërkojë leje Nuk e ndi veten të poshtëruar”, tha Goran Bogdanoviç,
Ministri për Kosovën i Serbisë.
 
Edhe pse ministri serb, në Shtërpcë po zhvillonte takim me përfaqësues
të strukturave paralele serbe, ai e vlerëson të papranueshëm kthimin e
tij.

“Jam njeri pragmatik dhe konstruktiv që angazhohet për paqe dhe
tolerancë dhe gjithmonë kam përcjellë mesazhe paqësore sikurse për
serbët ashtu dhe për shqiptarët dhe pragmatizmi dhe konstruktivizmi im
më kanë sjellë këtu. është e papranueshme që njësia speciale ROSA ma
ndërpren udhëtimin dhe me kthen në Serbi. S’jam ministër i një shteti
tjetër, por jam ministër në qeverinë e Serbisë. Jam njeri që ka dëshirë
të bashkëbisedojë më bashkëkombasit e vet, njeri që dëshiron të
bashkëbisedojë edhe me shqiptarët”, vijoi Bogdanovic.

Të kundërtën e pohon policia e Kosovës. “Po Bogdanoviq ka hyrë në
territorin e Kosovës përmes pikës kufitare 1 privatisht, por më vonë
sipas informacioneve që ne i kemi disponuarse i njejti si qëllim ka
pasur zhvillimin e disa aktiviteteve politike në regjionin e Ferizajit,
repsktivisht në komunën e Shtëprcës”, deklaron Shpend Maxhuni,
Nd/Drejtor operati në Policinë e Kosovës.

Vizita e Bogdanoviçit në Shtërpcë vjen pas konstituimit të Kuvendit
Komunal në këtë komunë, përbërja e të cilit ka dalë nga zgjedhjet lokale
të muajit nëntorit në Kosovë

Edona Peci  

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›