Përmirësohet moti. Mundësi rimëkëmbjeje për zonat e përmbytura
Permiresimi i motit kete te merkurore jep mundesi per rimekembje te zonave te permbytura te Shkodres. Nderprerja e reshjeve te shiut ka ndikuar pozitivisht edhe ne operacionet humanitare ndaj banoreve te izoluar . Sipas njoftimeve zyrtare, sot janë dërguar me rrugë ajrore ndihma ushqimore për banorët e komunës Dajç. Ekipet ushtarake po punojne per te forcuar argjinaturat në zonat ku ka pasiguri.
• Ruli: Situata nuk përkeqësohet më
Nderkohe sipas Ministrise se Energjitikes prurjet në hidrocentralet në
kaskadën e Drinit po shkojnë drejt normalitetit. KESH-i ka ulur
shkarkimet ne kaskaden e Drinit pasi ne Fierze niveli i ujit ka rene ne
kuoten 290.26 meter. Ne Fierze, prurjet jane 430 m/kub per sekonde dhe
derdhjet 600 m/kub per sekonde. Situate ne permiresim shenohet edhe ne
Koman ku niveli ka rene, ndersa ne Vaun e Dejes vazhdojne derdhjet me
sasi te medha.
Persa i perket permbytjeve mesohet se niveli i ujit në lagjet Xhabije,
Tophanë, në hyrje të Shkodrës, Ajasëm, Kiras dhe Bregu i Liqenit është
ulur në krahasim me një ditë më parë. Në këto lagje ka vende ku niveli
arrin në 30 cm. Në zonën e nënShkodrës situata vazhdon kritike pasi
niveli i ujit mbetet i pandryshueshem. Në zonat e përmbytura do të
shkojnë sot edhe specialistët italianë për digat të cilët do të njihen
nga afër me situatën.
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 13 janar 2010 )
< I mëparshmi