E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës paralajmëron Vetëvendosjen

Në lidhje me protestën e paralajmëruar nga lëvizja “Vetëvendosje” ditën e nesërme, policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk do të lejohet asnjë bllokim i rrugëve, duke hartuar edhe urdhrin operativ të quajtur Lëvizja dhe Qarkullimi i Lirë.

Duke i’u referuar mediave kosovare, mësohet se qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është siguria e përgjithshme, mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërisë së ligjit.

Jo vetëm kaq, por dhe shtimi i masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan.

Policia bën me dije se nuk do të tolerojë asnjë bllokim të rrugëve ndërsa apelon tek të gjithë qytetarët, që tiu shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›