Policia e Lezhës dërgon në prokurori kandidatin e PD-ASHM, Gjin Gjoni

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Policia e Lezhës ka referuar në Prokurori kandidatin e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, pasi është denoncuar nga një qytetar.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,
në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.
/a.f/