E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Los Anxhelosit: Michael Jackson është vrarë

Faqja e internetit TMZ shkruan, duke cituar burime jozyrtare të policisë, se i dyshuari kryesor për vrasjen e mbretit të muzikës është kardiologu i tij personal, Cobrad Murray. “Tani po studiojmë vetëm pistën e vrasjes”, deklaron për TMZ-në një polic i Los Anxhelos Police Department.

Kardiologu Murray thuhet se ishte personi i vetëm që ndodhej pranë Jackson në momentet e fundit të jetës së tij, dhe për të ekzistojnë shumë prova dyshuese. Një prej tyre është përdorimi nga Jackson i anestezikut Profofol, edhe pse ai nuk mund ta gjente personalisht këtë lloj ilaçi.

Të dyshuar nga policia janë edhe dermatologu Arnold Klein dhe anestezisti Neil Ratner. Ndërkohë, dy agjentë socialë kanë mohuar në intervistat e tyre për CBS dhe NBC se pista e vetme për vdekjen e Jackson është vrasja.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›