E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shoqëria civile rol kundër korrupsionit

"Ne jemi nga ato vende që detyruam me ligj qeverinë të mbështesë shoqërinë civile si një kollonë jetike e funksionimit të demokracisë. Për këtë ligj është bashkëpunuar me vende mike dhe institucione ndërkombëtare si GTZ-ja, e cila ka dhënë një ndihmë të shkëlqyer", tha Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Sipas tij, qeveria duhet të paguajë që ta kritikojnë, ta sulmojnë dhe ta qortojnë për problemin e korrupsionit. "Lufta kundër korrupsionit është një luftë universale, por e rëndësishme është fuqizimi i shoqërisë civile për mbikëqyrjen e kësaj lufte", tha Kryeministri Berisha.

Gjithashtu, Kryeministri theksoi se "përparësi do të ketë edhe ajo pjesë e shoqërisë civile që merret me problemet delikate të trajtimit të viktimave të trafiqeve, të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, etj".  Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin mbi procedurat dhe rregullat për kandidimin dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, si dhe vendimin për statutin e kësaj Agjencie.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›