E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Rama trillime për të mos u larguar nga PS

“Sot Edi Rama në një përçartje skizoide ju serviri Shqiptarëve edhe një herë torbën e tij të turpshme të shpifjeve, mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit, të gjitha këto vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga dorëheqja. Sulmet e tij dëshmojnë ultësinë e tij shpirtërore dhe morale”-tha zëdhënësja Erla Mëhilli.

Ajo shtoi se koha është e shqiptarëve, të cilët votuan për projektin e Shqipërisë evropiane dhe e atyre që votuan projekte të tjera në këto zgjedhje. “Koha e maskarenjve në Shqipëri ka përfunduar me përmbysjen e diktaturës komuniste. I kujtojmë z.Rama se koha e maskarenjve ka qënë koha e atyre që firmosnin ekzekutimet e intelektualëve të pafajshëm për bindje politike, e atyre që krijuan kampet e burgjet më të egra të përqëndrimit, që zhytën vendin në varfëri e izolimin më të thellë”-vijon deklarata nga Partia Demokratike.

Gjithashtu, Mëhilli tha se Edi Rama ka mbetur aleat me Nard Ndokën për të mos njohur zgjedhjet, të cilët sipas saj janë thjesht klithma të një humbsi që me imagjinatën e tij të sëmurë është në gjëndje të imagjinojë edhe skenarët më të kobshme vetëm e vetëm  për të shpëtuar lëkurën e tij politike.

Mëhilli tha më tej, se të gjitha ato që shkruhen në shtypin e kontrolluar nga Edi Rama, sipas të cilave projektet e miratuara nga qeveria po ndërtohen gjoja prona të familjes së Kryeministrit, janë thjesht trillime të ulta të cilat morën ndëshkimin e merituar nga Shqiptarët më 28 Qershor.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›