E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Prishtinës, prangos 3 trafikantë droge

Foto ilustruese

Prishtinë, 21 maj 2011, NOA- Policia e Prishtinës ka vënë nën pranga tre persona të dyshuar për trafikim të substancave narkotike.

Më shumë se 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë dhe kokainë, është sekuestruar, ku drejtoria për hetimin e trafikimit narkotik ka siguruar urdhëresën nga prokurori në bazë të së cilës është realizuar kontrolli i tri banesave, një në Prishtinë dhe dy në Fushë Kosovë.

Gjatë pasdites së djeshme ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të ndryshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, ndër to, 1165 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 220 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole e tipit bereta 7.65 mm, një karikator, 19 fishekë, dy vetura dhe 655 euro.

Të ndaluarit e policisë mbajnë identitetet:

A. S.    Lindur në vitin 1974

F. A.    Lindur në vitin 1969

S. K.    Lindur në vitin 1981

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›