E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shqipërisë në mes të Kosovës

Një veturë e Policisë së Shqipërisë, është parë dje në mes të Kosovës. Ajo është fotografuar në udhëkryqin e fshatit Komoran, derisa kishte marrë rrugën drejt Vermicës. 

Në të ndodheshin dy pjesëtarë të uniformuar, njëri prej tyre i graduar e që sipas njoftimeve zyrtare, ata kanë qenë për një vizitë pune/zyrtare në territorin e Kosovës.

“Kanë qenë për të bërë plane dhe orare për pjesëtarët e policisë së Kosovës që janë me detyrë në rrugët e Shqipërisë ”, thonë zyrtarë për informim në PK.

Policia e shtetit shqiptar, sa heqë të futet në territorin e Kosovës e njofton Policinë e Kosovës dhe që këto raste ndodhin më qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›