Policia e Shtetin feston 111 vjetori- Balla: Procesi i vetëpastrimit do vijojë, do të përdorim dhe Inteligjencën Artificiale

Në 111-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se procesi i vetëpastrimit në radhët e saj do vijojë .
Përgjatë 2024, synojnë ta kthejnë Policinë e Shtetit në institucionin më të besuar në vend.
Ai tha se po ashtu përveç pagave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë dhe kredi të buta.
“Keni vëmendjen e qeverisë. Sapo kaluam kreditë e buta për disa punonjës të policisë, dhe do të vijojmë me 300 të tjerë. Po ashtu do të vijojmë të mbështesim.
“Do t’i sigurojmë shtëpi për familjen e tyre. Po detajojmë dhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit dhe për punonjës të tjerë, të sektorit të Shëndetit Publik apo për FA-të, dhe administratën publike. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë për sektorin publik në 1 korrik, forcat e policisë të jenë më të vlerësuar”, u shpreh ministri Balla.
Gjatë fjalës së rastin, Balla u shpreh se, shumë shpejt do hartohet një ligj i ri për Policinë e Shtetit.
“Vetëpastrimi i policisë është dëshmi e pandërprerë e jona për të krijuar standarde dhe integritet. Jemi aktualisht, edhe në fakt, shkon më shumë se kudo tjetër këtu në Akademinë e Sigurisë, një thirrje për të rinjtë dhe të rejat për një proces rekrutimi për Policinë e Shtetit. Jam shumë i gëzuar nga numri i lartë i aplikimeve në raundin e fundit të pranimeve”, tha ai.
Ndër të tjera, shtoi ministre, se ka ardhur koha që të bëjmë gjithçka për ta dinamizuar, energjizuar dhe për të krijuar një sistem të ri karriere në Policinë e Shteti. Një sistem që do jetë i bazuar në vlerësimin e rezultatit të çdo punonjësi të policisë.
“Kjo do bëtë edhe me një ligj për Policinë e Shtetit, do ta kalojmë ne qeveri dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë. Na duhet të vijojmë reformat që të forcojmë aleancën në nivel më të lartë me qytetarët. Në Policinë e Shtetit do kemi modele të reja të Inteligjencës Artificiale. Le ta shndërrojmë vitin 2024, në një vit të arritjes së objektivit, atë të shndërrimit të Policës së Shtetit në institucionit numër një të qytetarëve për besueshmëri. Rezultatet e deritanishme janë premisë e mirë për të arritur këtë objektiv të përbashkët.”, tha Balla.
/rtsh.al/