Policia e Shtetit garanton procesin zgjedhor
Procesi zgjedhor do të arrijë të mbikëqyret nga policia e shtetit në të gjithë territorin e vendit duke garantuar, mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Policia e Shtetit garantoi sot gjithë angazhimin e strukturave të saj për zgjedhjet e ditës së nesërme. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku, tha sot në një deklaratë për mediat se janë marrë të gjitha masat për të pasur garantimin e rendit, në vend dhe në të gjitha ambientet ku do të zhvillohet procesi i votimit. “Policia e Shtetit ka kaluar në përforcim për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha ai.
Nga ana tjetër, Rrumbullaku bëri dhe një raport për incidentet e fushatës dhe masat që janë marrë nga forcat e rendit. Ai u shpreh se gjatë kësaj fushate elektorale janë regjistruar; “63 incidente dhe për këto raste, reagimi i strukturave të policisë ka qenë i menjëhershëm”. Rrumbullaku tha se 3 incidente janë zhvilluara para fillimit të fushatës.
Nga ana e policisë janë zbardhur 44 incidente. Ndërkohë që 19 të tjera janë në proces, mes tyre janë në hetim 3 shpërthime, 1 plagosje dhe një djegie mjeti. Janë ndaluar 11 persona.